Granada rikthehet në La Liga, PSG kampion në Francë

  • Shënoi golin e titullit të 11-të të PSG-së, Mesi kap Dani Alves me 43 trofe.

Pasdite dhe në mbrëmje u luajt në Spanjë, Itali dhe Francë, aty ku sa po vjen dhe po kristalizohet gjithçka.

Reali i Madridit kaloi Seviljen me përmbysje dhe ruan vendin e dytë në renditje një javë larg fundit të kampionatit. Sakaq, vendasit dogjën mundësinë për t’u ngjitur në zonën europiane dhe për të tentuar një biletë Conference League.

Spanja ka njohur dhe skuadrat që do të ngjiten për sezonin e ardhshëm në elitë ku mes tyre është dhe Granada e Uzunit. Skuadra e sulmuesit kuqezi u shpall kampione e “LaLiga Smartbank” pas fitores së sotme në shifrat 2-0 përballë Leganes. Në këtë takim deçiziv goli i Uzunit në të 42′. Shpallet golashënuesi më i mirë i Secunda Division në kuotën e 23 golave.

Java e parafundit edhe në Serie A ku Inter – Atalanta dhuroi spektakël në mbrëmje me zikaltërit që fituan 3-2 duke siguruar pjesëmarrjen në Champions League. Ndërkaq, Roma zhgënjeu përballë Fiorentinës duke u mposhtur me përmbysje në 5 minutat e fundit të takimit.

Në përballjet e tjera Specia nuk ia doli ndaj Torinos dhe mbetet në rrezik për rënien në Serie B, teksa Salernitana – Udineze përfundoi në shifrat 3-2.

Edhe në Ligue 1 po bëhen kalkulimet e fundit vetëm një javë larg përfundimit të garës franceze, teksa PSG është konfirmuar kampion për herë të 11-të pas barazimit 1-1 me Strasburg.

Lion ia doli të fitojë përballë Reims duke mbajtur gjallë shpresat e Europës, teksa Nantë nuk arriti t’i largohej zonës së rrezikut pas humbjes ndaj Lilë.

Sakaq, Renë triumfoi ndaj Monakos duke i rrëmbyer vendin që të dërgon në Conference League, por ende ka llogari të hapura që do të mbyllen në aktin e fundit të kampionatit.

Rezultatet:

La Liga:
Sevilja – Real Madrid 1-2

La Liga 2:
Granada – Leganes 2-0

Serie A:
Salernitana – Udineze 3-2
Specia – Torino 0-4
Fiorentina – Roma 2-1
Inter – Atalanta 3-2

Ligue 1:
Anxhers – Trojes 2-1
Klermont – Lorient 2-0
Lens – Azhaksio 3-0
Lilë – Nantë 2-1
Lion – Reims 3-0
Marsejë – Brest 1-2
Montpelje – Nicë 2-3
Renë – Monako 2-0
Strasburg – PSG 1-1
Tuluzë – Auxerre 1-1/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!