Sot në ‘Wembley’ dhe në Bundesligë e…

Koventri-Luton për biletën e fundit të Premier League në finalen e Wembley-it duke nisur nga ora 17:45. Në atë që emërtohet si finalja play off të Championship. Më herët Bërnli dhe Shefild Junajtid kanë siguruar biletat direkte për në elitën angleze përmes formulës si dy të parat e kompeticionit të dytë në ishull.

Bundesligë do të luhet sot java e fundit (ora 15:30) e kampionatit gjerman.

Në ‘Iduna Park’ të Dortmundit janë gati për festën e titullit kampion. Borusia Dortmund pret Mainz ndërsa Bajern Mynih me dy pikë më pak, luan në transfertë me Këln. Do të ketë verdikte për vendin e katërt në Champions apo për vendin e 6-të në Europa League.

Gjithashtu te qëndrimi në fund të tabelës parashikohet që pas Herthës së rrëzuar, disa skuadra si Shalke, Bohum, Shtutgart por dhe Augsburg, të jenë në luftë për të evituar rënjen. Me apo pa play off.

Ndërkohë në Francë, me start orën 21:00, Ligue 1 zhvillon javën e parafundit.

Katër takime sot në Serie A në aktin e 37-të. Salernitana- Udineze (15:00), Specia- Torino (15:00), Fiorentina- Roma (18:00) dhe Inter- Atalanta (20:45) duelet që i paraprijnë sfidave të ditës së shtunë. Dje Sampdoria e rrëzuar, barazoi 2-2 me Sasuolon.

E vetmja ndeshje e ditës në La Liga i takon duelit Sevilja- Real Madrid (java e 37) e cila luhet në orën 19:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!