Premier dhe La Liga luajnë fundin, Serie A pak nga të gjitha

Premier League, kampionati më spektakolar në planet, zhvillon sot javën e fundit të tij.
Me Sitin e shpallur zyrtarisht kampion dhe 4-ër skuadrat e zonës Champions League apo dy të tjerat e Europa League, dilemat e shumta mbetën për zonën Conference League e sidomos në fund të renditjes.
Pikërisht këtu, të rrezikuarat e mëdha janë Lester dhe Lids. Everton mbi ta me dy pikë, e ka në këmbët e tij shpëtimin pasi pret këtë javë epilog Burnëmuthin e shpëtuar matematkisht.
Serie A vjen me 5 takime të javës së 37-të. Në epiqendër mbetet zona poshtë teksa Verona nëse fiton sot ndaj Empolit, del nga zona e kuqe duke ia faturuar këtë Specias e cila dje u mund 0-4 nga Torino.
Duel i zjarrtë në mbrëmje mes Juves dhe Milanit me skuadrat që ende janë në kërkim të zonës Champions. Monza- Leçe një tjetër sfide e cila sheh puljezët të rrezikuar teksa janë dy pikë larg zonës së kuqe.
Java e 37-të dhe në La Liga. Me dy ndeshje për t’u luajtur në Spanjë vemendjen e merr fundi teksa si kurrë më parë, janë plot 7 skuadra të cilat rrezikojnë dy vendet e fundit për të shoqëruar Elcen në Secunda./Sportiim.al/