Hima: Fitorja me Tiranën na afron me Europën

Laçi do të presë këtë të diel në orën 16:00 Tiranën kryesuese për javën e 34-ët Abissnet Superiore. Pas disa fitoreve radhazi skuadra u mund javën e kaluar në Kukës dhe tani ka vënë seriozisht në pikëpyetje pjesëmarrjen për herë të 10-të në Europë.

Sidoqoftë kurbinasit ndihen mjaft të karikuar për t’i luajtur shanset e tyre në këto tri javë të mbetura. Krahu i djathtë i Nicës, Klevis Hima, tha sot se: ‘Objektivi është fitorja, ajo na kthen fort në luftën për vendin e 4-ët”.

Hima:

Si vjen Laçi në këtë takim me Tiranën?

Vijmë pas një ndeshje të interpretuar jo mirë dhe natyrisht kthesa bëhët detyrim. Kemi punuar këto ditë në aspektin psikologjik dhe atë të përgatitjeve maksimale në fushën e stërvitjes. Në dukje jemi gati dhe përmes qetësisë do përpiqemi të shkojmë të rezultati i duhur.

Tirana?

Ata janë në krye dhe domosdo do të kërkojnë të njëjtën gjë si ne. Gjithësesi, tej respektit për kundërshtarin, Laçi do luajë fort për të marrë fitoren. Dimë armët e forta dhe pikët e dobëta të tyre. Fitorja na afron me europën…

Mungesat?

Kemi dy të tilla. Alla në mbrojtje dhe Spahiu në mesfushë. Janë të rëndësishme por kontigjenti ynë ka të tjerë futbollistë që mund t’i zevëndesojnë mjaft mirë.

Do ta prisni Tiranën apo do luani ballë përballë?

Stafi me Nicën në krye ka përgatitur disa opsione. Sigurisht që të luash për tri pikë ndaj Tiranës kërkon strategji të qartë. Ne i kemi gati ato por do të zbulohen vetëm gjatë lojës, rrjedhës së saj./Isuf Myrtaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!