Fiorentina përmbys Bazelin, në finale me Uest Hem

Conference League, gjysmëfinale:
Bazel – Fiorentina 1-3 (3-4)
AZ Alkmar – Uest Hem 0-1 (1-3)

Fiorentina dhe Uest Hem janë dy skuadrat mes të cilave do të ndahet trofeu i dytë i Conference League në finalen e 7 qershorit në Pragë.

Fiorentina bëri përmbysjen e madhe në shtëpinë e zviceranëve duke siguruar finalen në shtesë përballë Bazelit të Taulant Xhakës. 1-2 udhëhiqnin italianët deri në fund të 90-minutëshit, ndërsa goli vendimtar u shënua nga Barak në minutën e 120’+9′

Sakaq, anglezët e Uest Hem fituan edhe në përballjen e dytë me holandezët e AZ Alkmar falë golit të Fornals. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 po në favor të Uest Hem që tashmë i drejtohet finales ku do përballet me Fiorentinën./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!