Europa dhe Conference League, sot njihen finalistët

  • Finalja e UEFA Europa League në “Puscas Arena” të Budapestit më 31 maj ndërsa ajo e Conference League më 7 qershor në “Fortuna Arena” të Pragës.

Uefa Europa League dhe Conference League do të zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit për të përcaktuar dy skuadrat finaliste në të dy kompeticionet.

Ligën e Europës ndeshjet e mbrëmjes së sotme janë Leverkusën- Roma dhe Sevilja- Juventus. Nëse Roma shkon me avantazhin e fitores së parë 1-0 te takimi ndërmjet Seviljes dhe Juves, barazimi i së vajtjes 1-1, intrigon biletën e finales.

Liga e Conferences gjithashtu luan sot dy takime mjaft të veçanta. Kështu në Zvicër, Bazeli i Taulant Xhakës dhe Andi Zeqirit përballë Fiorentinës do duhet të mbrojë avantazhin e takimit të luajtur në “Franchi” 1-2.

Ndeshja tjetër i përket duelit AZ Alkmar- Uest Hem me anglezët që nisën favoritë pas suksesit të takimit të parë 2-1.

Liga e Europës ora 21:00

Leverkusën- Roma (0-1)

Sevilja- Juventus (1-1)

Liga e Konferencës ora 21:00

Bazel- Fiorentina (2-1)

Az Alkmar- Uest Hem (1-2)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!