Kupa/ Tirana barazon me Teutën dhe shkon në finale

Kupa e Shqipërisë:

Gjysmëfinale e kthimit: Teuta- Tirana 0-0 (0-3)

Tirana arrin të ‘mbrojë’ fitoren e ndeshjes së parë me Teutën 3-0 ndërsa sot në të kthimit në “Niko Dovana” barazoi pa gola 0-0.

Bardheblutë të privuar nga disa mungesa, administroi rezultatin ndaj një Teute e cila vetëm pak ditë më parë për javën e 32-të Abissnet Superiore i mundi po në Durrës 2-1.

Pas një pjese të parë të luajtur me ritëm, në të dytën, loja e të dyja skuadrave ishte nën pritshmri duke diktuar mërzi por dhe qetësi te kryeqytatasit.

Kshtu, skudra e Shehit shkon në finale me Egnatian me mundësinë ideale për të bërë tris. Tirana ka fituar Superkupën, kryeson Superioren dhe tani më 1 qershor do të diskutojë Kupën e Shqipërisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!