Tirana- Egnatia, sot finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë

  • Tirana një motiv më shumë për të luajtur Superkupën me Partizanin, Egnatia ndjen uri për trofeun e parë të këtij niveli.
  • Përgatiti: Erga Kenga

Kupa e Shqipërisë, edicioni i 71-të i saj, do të njohë këtë mbrëmje skuadrën fituese për edicionin 2022/2023. Në “Elbasan Arena” të Elbasanit, me start orën 19:00, Tirana dhe Egnatia për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

Bardheblutë ndërsa mbyllën kampionatin në vend të dytë të shoqëruar me një varg problematikash ardhur nga dënimet e Disiplinës, e kanë fituar këtë trofe plot 16 herë. Në anën tjetër, sfidanti nga Rrogozhina me emrin Egnatia, për herë të parë në histori, mbrrrin në një finale të tillë.

Parë kontigjentin në dispozicion, Orges Shehi, ndoshta në drejtimin e fundit të kryeqytetasëve, pritet të jetë i fokusuar te një numër i reduktuar futbollistësh. Dënimet për portierin Bekaj apo futbollistë si Florent Hasani, Aleksi, Lulaj, Iseni, Gjumsi por dhe mungesat nga dëmtimet si Lushkja, Nikqi e Patrik, e kanë limituar e vënë seriozisht në vështirësi klubin më të tiulluar në vend.

Sakaq, Egnatia pasi siguroi biletën e parë europiane (Conference League) dy javë më parë, ka rujatur forcat ndërsa sot i gjithë kontigjenti pritet të jetë i gatshëm. I vetmi dyshim lidhet me mesfushorin Agbekpornu teksa gjatë javës ka patur shqetësime fizike.

Ndërkaq, kjo finale pritet të ofrojë shumë tifozë në shkallë. Nga kryeqyteti nuk raportohet për tifozë (Disiplina i ka dëbuar për 90 ditë). Nga kampi tjetër, dje pasdite, u raportua se ishin shitur rreth 1200 bileta.

Kjo finale pritet të gjykohet nga një arbiter i cili do t’i nënshtrohet shortit vetëm pak minuta para saj në ‘Elbasan Arena’. Ajo që është zbardhur ka të bëjë me dy nga emrat ndërkombëtarë si Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!