Egnatia shkruan historinë, kap finalen e Kupës

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale:
Egnatia – Vllaznia 1-0 (Xhekson 90′)

Sara Gjidiaj

Finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë për të parën herë në histori është Egnatia. Rrogozhinasit eleminuan shkodranët në gjysmëfinale me gjithçka të vendosur në minutën e 90′-të të takimit, pikërisht atëherë kur kuqeblutë kishin shumë pak kohë të reagonin.

Pjesa e parë u shënjua nga dy episode. Që në minutën e tretë, Jorgji akordon të kuq për Çobën por VAR kundërshton duke shpëtuar Vllazninë. Sërish protagonistë Çoba dhe sistemi VAR i cili do të anulojë dhe një gol të sulmuesit për pozicion jashtë loje.

Në fraksionin e dytë Egantia shfaqet më rrezikshëm me Qarrin që bëhet disa herë shpëtimtar, por jo deri në fund të sfidës. Xhekson nuk fal më para portës së shkodranëve dhe i ben dhuratën më të bukur ekipit të tij, duke shënuar dhe duke ngritur në festë tifozët e pranishëm jashtë rrethimit të stadiumit.

Në minutat e mbetura, miqtë ishin të pafuqishëm të ndryshonin diçka dhe u pajtuan me një tjetër zhgënjim përballë rrogozhinasve. Kështu, për Vllazninë, fituese 2 herë radhazi e këtij trofeu në vitet e fundit, aventura përfundon këtu, ndërsa Egnatia ka shkruar tashmë historinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!