Belingam, akordi paraprak me Realin

Real Madridi gjën akordin me talentin anglez të mesfushës së Borusia Dortmund. Sipas mediave europiane, ‘Los Blancos’ janë afër finalizimit të marrëveshjes me 19 vjeçarit Xhud Belingam. Negociatat po përparojnë drejt fazave përfundimtare.

Kushtet personale janë pothuajse të arrira: Juni Calafat, edhe një herë vendimtar në operacionin me vlerën e cila vertitet te 120 milion euro.

Një takim i ri është planifikuar për të përfunduar marrëveshjen me Borusia Dortmund. Në këtë mënyrë Reali dhe Dortmundi do të konkretizojnë lëvizjen pas përfundimit të kampionateve respektivë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!