‘Magjistari’ zgjat edhe një sezon me Sociedad

Ish mesfushori i Spanjës, Selta Vigos, Valencias dhe Sitit, David Silva, do të vazhdojë të luajë sërish për Real Sociedad në La Liga.

Mesfushori veteran iu bashkua skuadrës baske pas përfundimit të një aventure të gjatë dhe të suksesshme me britanikët e Mançester Sitit ndërsa sot, 37-vjeçari po shijon një tjetër sezon në klubin nga San Sebastiani.

Për më tepër klubi bask ka njoftuar nënshkrimin e tij të ri për një kontratë deri në 30 qershor 2024.

Në profilet e tij sociale, Real Sociedad e bëri njoftimin duke shkruar “dinastia vazhdon”, duke iu referuar videolojës Hogwarts Legacy, frymëzuar nga Harry Potter, magjistari i famshëm imagjinar dhe i lidhur me Silvën me pseudonimin e këtij të fundit, pikërisht “magjistari”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!