Buskets, ‘Blaugrana’ edhe për një sezon

Një ndër ikonat e kohës Mesi- Ksavi- Iniesta do të vijojë të luajë edhe për një sezon me Barcelonën.

Bëhët fjalë për Serxhio Buskets mesfushorin 34 vjeçar të ‘Blaugranëve’ i cili kishte vënë në pikëpyetje pozicionin e ardhëshëm te skuadra me të cilin ka shkruar kapitullin e jetës në futbollin profesionist.

“Mundo Deportivo” bën të ditur sot se mesfushori defensiv do ta rinovojë kontratën që i skadon këtë verë.

Thuhet se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare muajin tjetër.

Me rinovimin e kontratës, Buskets do të jetë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për 12 muaj të tjerë.

Ai do të vazhdojë ta mbajë shiritin e kapitenit dhe do të ketë pagë vjetore prej 7 milionë eurosh. Shtatlarti figuron pjesë e ekipit të parë që prej vitit 2008.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!