Banjaja fiton ‘Çmimin e Madh’ të Spanjës

  • Piloti italian i Dukati-it, triumfon në pistën e Herez në MotoGP në një garë sensasionale. Kap kreun e rënditjes me 87 pikë në 4 gara të këtij botërori mbi motorrë.

Suksesi i dytë i sezonit në “garën e gjatë” për Françesko Banjaia, i cili palos Brad Binder 4 xhiro nga fundi.

Vendi i tretë për KTM-në tjetër, atë të Xhek Miler. Horge Martin dhe Aleks Espargaro mbyllin top 5. Garë e shkëlqyer për Daniel Pedroza, i cili përfundon në vendin e shtatë.

Vetëm vendi i dhjetë për francezin Fabio Kuartararo, protagonist i një gare shumë të vështirë, me një përplasje në fillimin e garës dhe dënimin e dyfishtë të xhiros së gjatë./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!