Në Le Mans fiton Bexeki, Markez sërish në ‘zhavorr’

Marko Bezeki fiton në mënyrë surprizë Çmimin e Madh të Francës në MotoGP. Pas tij u renditën dy Dukati Pramac, Horge Martin dhe Johan Zarko.

Marko Bexeki triumues në GP e Francës. Piloti i ekipit VR46 vulos fitoren e tij të dytë të sezonit në Le Mans dhe afrohet me Françesko Banjaja në klasifikimin e përgjithshëm.

Incidenti midis Banjajas dhe Vinjales në një duel mes tyre, u kthye në një bonus për Bezekin në fazat e para. Në fund të një sfide shumë të ngushtë, Horge Martin e vendosi duelin për vendin e dytë në favor të tij me Mark Markez, i cili u rrëzua tre xhiro nga fundi.

Vendi i tretë për pilotin vendas Johan Zarko me Ducati Pramac. Vendi i katërt për Augusto Fernandez dhe i pesti për Aleks Espargaro me Aprilia.

Gara e gjashtë do të zhvillohet në Itali në datën 11 qershor. Botërori kryesohet nga Françesko Banjaia me 94 pikë. Ndjekin Bexeki me 93 dhe Binder me 81 pikë.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!