Nica rikthen Laçin europian, Bylis drejt rrëzimit fatal

Abissnet Superiore, Java 31:
Bylis – Laçi 0-2 (Bibo 30’/Babatunde 90’+1′)

Ngriti siparin e javës së 31-të Abissnet Superiore sfida e “Adush Muçës” midis Bylisit dhe Laçit. Kurbinasit triumfuan 0-2 në një ndeshje me intensitet mbi mesatar.

Gjatë pjesës së parë dominon Bylis me vendasit që shfaqen rrezikshëm në disa raste. Ballshiotët i afrohen më shpesh kuadratit të Selmanit, por golin e gjejnë kurbinasit falë avancimit të mirë të Bajramajt dhe finalizimit të saktë të Bibos që realizon golin e parë me fanellën bardhezi.

Nis me kembenglje Bylis me bardhezinjtë që luajnë në zonën e tyre duke hasur jo pak vështirësi në mbrojtje. Me vuajtje kurbinasit administrojnë mjaft mirë avantazhin me prapavijën e vëmendshme dhe Selmanin në shumë raste shpëtimtar.

Ashtu si në pjesën e parë goli do të vijë sërish nga Laçi që me Babatunden vret ndeshjen në kohën shtesë. Me dy tri raste në fund për kurbinasit, skuadra e Nicës ia del të marrë 3 pikë që i vlejnë për objektivin e përvitshëm, Europën.

Tashmë, Bylis është në rrezik serioz për rënien nga Kategoria teksa ndodhet në vendin e nëntë me 33 pikë. Ndërkohë 10 më shumë ka Laçi i cili barazon Egnatian në renditje dhe mbërrin vendin e katërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!