Partizani tri pikë ndaj Erzenit, presion Tiranës

Abissnet Superiore, Java 31:
Erzeni – Partizani 1-2 (Kahrimanoviç 90’+4’/Da Silva 60′, Hoti 86′)

Erzeni nuk është më ai i fillimit dhe këtë e dëshmoi humbja e radhës përballë Partizanit në sfidën e vlefshme për javën e 31-të Abissnet Superiore. Kryeqytetasit fituan 0-2 në “Niko Dovana” përballë shijakasve disi të lodhur në këtë fund kampionati.

Fraksioni i parë i takimit u mbyll në barazim pa gola me të dyja ekipet që regjistruan rastet përkatëse por nuk mundëm të mbërrinin te goli. Më e qartë loja e Partizanit, por edhe shijakasit provuan të shfaqeshin rrezikshëm.

Pjesa e dytë nisi më mirë për “Të Kuqtë” që pas disa minutash do të mund të kalonin në avantazh pas një aksioni të rrjedhshëm. Ishte Da Silva ai që dërgoi topin në rrjetën e Xhikës dhe mori meritat e këtij goli i cili zgjoniakoma më shumë lojën e miqve.

Skuadra e Kolelës do të mbetet me 10 lojtarë pak minuta nga fundi pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Sotës, por pas këtij momenti do të vijë edhe goli i dytë. Engjëll Hoti vulosi fitoren kur luhej e 87′-ta minutë dhe mbylli llogaritë e sfidës.

Do të ketë edhe ngushtim shifrash falë një 11-metërshi të përkthyer në gol nga Kahrimanoviç por reagimi i vendasve vjen shumë vonë.

Pas këtij triumfi, Partizani vijon të renditet i dyti me 54 pikë, ndërsa Erzeni ka nisur të ndiejë shijen e rrezikut pasi gjendet shumë pranë zonës së kuqe, në vendin e shtatë me 38 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!