Et’hemi dy gola Fenerbahçes, Istanbulsor merr një pikë të vyer

Valon Et’hemi ‘përbindësh’, kap shifrën e 12 golave me Istanbulspor

Vijojnë të shkëlqejnë shqiptarët e skuadrës së Superligës turke të Istanbulspor.

Në takimin e sotëm Fenerbahçe- Istanbulspor (java e 31) ishin tre shqiptarë që nisën nga fillimi me Rrocën, Loshajn dhe Et’hemin ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe Topalli. Sidrit Guri dhe Valmir Veliu qëndruan në stol.

Ndërkaq ish futbolisti i Adriatik Mamurrasit dhe Kukësit Valon Et’hemi kthehet sërish protagonist teksa pas avantazhit të dyfishtë të Fenerbahçes ia doli të shënojë dy gola (57′ penallti dhe në të 66′ pas asistit të Eduart Rrocës.

Megjithatë në fund ishte braziliani Zhoao Pedro ai që kaloi sërish përpara vendasit por në shtesë (90+6) Eze barazoi për Istanbulsporin ‘shqiptar’./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!