Duro debuton me fitore, Struga ‘vret’ kampionatin

Trajneri i njohur nga Tirana, Shpëtim Duro, debuton me fitore në krye të Struga Trim&Lum.

Skuadra e cila ka befasuar këtë sezon teksa gjëndet në krye të elitës maqedonase, mundi sot një tjetër skuadër shqiptare si Shkupi. Vendosën tri penallti për të prodhuar shifrat 2-1 për Strugën.

Ndërkohë, përtej shqiptarëve të tjerë, te struganët, gjëndën dhe pogradecarët Mikovan Pere, Arbri Pengu, kosovari Enis Gavazaj me të shkuar te Kukësi apo Besart Krivanjeva i cili luajti edicionin e kaluar te Egnatia.

Por mbi të gjithë një futbollist me të kaluar brilante te Shkëndija Tetovë, Besart Ibrahimi (36) janë kontigjent i kësaj skuadre e cila kryeson me 4 pikë më shumë Prva Liga të Maqedonisë së Veriut./Foto: Struga/ Sportiim.al/

Formacioni i Strugës sot ndaj Shkupit 2-1 për javën e 20-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!