Ballkani dorëzon kreun, marshon Struga, bie Gallatasaraji

Fundjavë e nxhetë futbollistike në Rajon. Në Superligën e Kosovës, surpriza erdhi nga Klina aty ku Dukagjini ndali në barazim 1-1 Ballkanin e Ilir Dajës.

Fitorja e Dritës ndaj Ferizajt 3-0 ka bërë që kreu të mbetet pronë e gjilanasëve teksa në lojë janë dhe 5 ndeshje.

Maqedoni të Veriut, Struga e teknikut Shpëtim Duro vijon të udhëheqë ‘Prva Liga’ me 59 pikë. Ndeshja Bregalnica-Struga luajtur të dielën përfundoi 0-3.

Nga ana tjetër Shkëndija Tetovë ndjek me 5 pikë më pak. Shkupi vjen i treti me 52. Me tri javë nga fundi (këtë javë me Sileks) dhe dy sfida me Shkëndijën në transfertë dhe Shkupin në shtëpi, struganët pranë historisë së titullit të parë kampion.

Në Mal të Zi, Deçiç i Tuzit u ndal 0-0 nga Rudar Pljevlja. Ekipi shqiptar me 3 ndeshje nga fundi lufton për një biletë në Conference League.

Ne Turqi, humbje e rëndë për Gallatasarajin i cili bie në fushën e Beshiktasit në ndeshjen e javës së 31-të. Goli i Mauro Ikardit në minutën e 20-të nuk ka mjaftuar në këtë derbi të Stambollit pasi bardhezinjtë kanë përmbysur në 3-1.

Me 6 javë nga fundi dhe një derbi Gallatasaraji- Fenerbahçe për t’u luajtur javën e parafundit, titulli më i hapur se kurrë. Fenerët ndjekin me vetëm tri pikë më pak./Foto: KF Dukagjini/ Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!