Skënderbeu i promovuari i parë, Flamurtari dështaku i ditës

Rikthehet edhe Dinamo pasi ka mbi tryezë tri pikë me Tërbunin e përjashtuar.

Kategoria e Parë ka nisur numërimin mbrapsht teksa fundi po afron. Skuadrat zbarkuan sot në fushë për javën e 24-ët , me përjashtim të Luzit 2008 që fiton në tavolinë ndaj Tërbunit.

Nuk mungojnë surprizat as në nivelin inferior, teksa Skëndërbeu pas fitores me Turbinën ka firmosur ngjitjen në Superiore. Dinamo u mund nga Lushnja në shifrat 2-1 por ngjitet pasi javën e ardhëshme merr tri pikë në tavolinë me Tërbunin.

Korçarët nuk ndalen ndërkohë dhe kërkojnë me ngulm titullin në Kategorinë e Parë. Skënderbeu shkatërroi 0-4 Turbinën që nuk del dot nga zona e kuqe.

Sakaq, Flamurtari nuk ia doli ndaj Tomorit dhe shënoi një humbje minimale në shtëpi. Për vlonjatët nuk ka një vend të sigurt në elitën e futbollit shqiptar teksa do t’ju duhet të luftojnë me rivalë të tjerë për t’u ringjitur.

Fitore me vlerë mori Oriku përballë Besës me 3 pikë që i vlejnë në garën për mbijetesë, teksa Apolonia futet në garë për 1 vend në Superiore pas fitores ndaj lezhjanëve të dorëzuar. I vetmi barazim ishte ai mes Korabit dhe Burrelit, sfidë kjo që u mbyll pa gola.

Kategoria e Parë, Java 24:
Lushnja – Dinamo 2-1
Besa – Oriku 0-1
Turbina – Skënderbeu 0-4
Korabi – Burreli 0-0
Flamurtari – Tomori 0-1
Apolonia – Besëlidhja 3-1
Luzi 2008 – Tërbuni 3-0*

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!