Inferiorët luajnë aktin e parafundit, katër duele ‘zjarri’
Këtë të diel me start orën 15:00, Kategoria e Parë do të zhvillojë ndeshjet e parafundit sezonale.
Me Skënderbun dhe Dinamon të promovuar për edicionin e ardhëshëm në Superiore por dhe rrëzimin përfundimtar (ka një mundësi në KAS-in e Zvicrës) të Tërbunit nga Apeli, të tjerat ende me objektivë konkretë.
Nga vendi i 3-të deri te i 6-ti (katër skuadra) në kërkim të zonës play-off, ndërsa në fund, Tërbunit do t’i bashkohen dhe tri skuadra të tjera për rrëzimin e menjëhershëm.
Tomori- Korabi, Apolonia-Luzi 2008 për fazën play off, si dhe Oriku- Lushnja e Burreli- Turbina, vlerësohen si sfidat më të rëndësishme të fundjavës në inferiore./Sportiim.al/
Ky është kalendari i javës:
Java e 25-të ora 15:00
Apolonia- Luzi 2008
Besëlidhja- Flamurtari
Oriku- Lushnja
Burreli- Turbina
Skënderbeu- Besa
Tomori- Korabi
*Tërbuni i përjashtuar, Dinamo fiton në tavolinë 3-0.
Klasifikimi pas javës së 24: