Nesër tri përballje, Vllaznia-Tirana në…klasike

Java e 30-të do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën. Me Egnatia-Laçi për t’u luajtur në ‘Kompleksin Partizani’ dhe pa tifozë, nisin zyrtarisht takimet e kësaj jave e cila po të shtunën sheh në fushë duelet Teuta- Erzeni dhe klasiken e futbolit shqiptar Vllaznia- Tirana.

E diela ofron dy duelet e fundit të kësaj xhiroje. Sikundër dhe në mesjavë teksa Kastrioti zhvilloi takimin e prapambetur me Bylis, edhe ndaj Kukësit, krutanët do përballen në ‘Elbasan Arena’.

Ndërkaq Partizani pasi të ketë mësuar rezultatin teknik të bardhebluve do ketë shumë për të bërë në sfidën me ballshiotët.

Të shtunën:

15:00

Egnatia- Laçi (Kompleksi Partizani)

18:00

Teuta- Erzeni

Vllaznia- Tirana

Të dielën:

15:00

Kastrioti- Kukësi (në Elbasan)

18:00

Partizani- Bylis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!