E fundit/ Egnatia- Laçi në ‘Kompleksin Partizani’

Apeli pranoi sot kërkesën e pjesëshme të klubit Egnatia lidhur me pamundësinë e të luajturit deri në fund të sezonit në Rrogozhinë por në vendimin e fundit sot, Apeli vendosi, që Egnatia do të luajë një sfidë jashtë dhe pa tifozë dhe më pas në shtëpi por deri në fund pa spektatorë.

Kështu sipas kalendarit të javës së 30-të, Egnatia do të luajë jashtë shtëpie teksa së fundi u konfirmua lajmi i ‘Sportiim.al’ se kjo sfidë, do të zhvillohet në strehën e Partizanit në kryeqytet.

Kështu, Egnatia-Laçi e vlefshme për javën e 30-të Abissnet Superiore do të zhvillohet pa tifozë në Tufinë, ditën e shtunë ora 15:00.

Këto ishin dy pikat kryesore të Apelit lidhur me vendimin e fundit.

  1. Pranimin e pjesshëm të ankimit të Klubit të Futbollit Egnatia
  2. Ndryshimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.32, datë 13.04.2023, pika 1 duke vendosur zhvillimin e vetëm 1 (një) ndeshjeje në fushë asnjanëse dhe pjesën e mbetur të ndeshjeve per sezonin futbollistik 2022-2023, pa spektatorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!