Klasikja/ Flasin Deliu e Lushkja, Tirana kompakte

Kjo javë e 30-të Abissnet Superiore, përpos dueleve të tjera, ka si pikë kulmore klasiken Vllaznia- Tirana. Ajo do të zhvillohet në ‘Loro Boriçi’ këtë të shtunë në 18:00. Bardheblutë kryesojnë tabelën e klasifikimit me 53 pikë ndërsa kuqeblutë, pozicionohen në vendin e 4-ët me 42 pikë.

Por përpos situatave në kampet respektive, te Tirana besojnë se ka ardhur momenti për të marrë tri pikë ndaj Vllaznisë e cila i ka mundur dy herë këtë sezon dhe ka barazuar një.

Dy nga protagonistët e mesfushës së 26 herë kampionëve të vendit, Ardit Delu dhe Regi Lushkja ndërsa po linin banesat e tyre në “Astir” për të vijuar me seancën e fundit përpara se nesër të udhëtojnë me skuadrën drejt Shkodrës, i thanë ‘Sportiim.al’ se mentaliteti fitues por dhe rezultatet e fundit me 3 fitore radhazi, i’u shton besimin se edhe në këtë transfertë, Tirana do sillet si një ekip kompakt e produktiv.

Të dy kavajasit u shprehen në unison se: “Vllaznia meriton vlerësim maksimal e respekt të shtuar por Tirana e ka të qartë se vetëm një rezultat pozitiv bën punë në situatën aktuale për titull. E dimë që stadiumi do jetë plot dhe në fushë skuadrat do kërkojnë maksimumin. Jemi të përgatitur për të dhuruar një ndeshje tjetër të madhe. Klasikja mbetet e tillë edhe kur ka diferenca në pikë”. Bisedoi: Isuf Myrtaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!