KE thërret Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur të thërrasë më datë 12 maj 2023 mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të  Zakonshme 2023, që do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë.

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja e zakonshme thirret për zhvillimin e punimeve një herë në vit.

Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët janë njohur ndërkohë me materialet dhe çështjet që do të shqyrtohen në këtë mbledhje.

Në Asamble do të diskutohen raporti i aktivitetit të FSHF për vitin 2022, raporti financiar, që përfshin pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe bilanci për vitin e kaluar.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe buxheti për vitin financiar 2023 si edhe do të diskutohet për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e futbollit, projekte apo edhe tema të tjera./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!