Europiani në Armeni, Calja nuk arrin të kalojë

Udhëtoi pas dëmtimit, kampioni shqiptar zhgënjen në Europianin e Peshëngritjes
Nga Jerevani i Armenisë aty ku po zhvillohet kampionati Europian në peshëngritje, nuk vijnë lajme të mira për shtangën shqiptare. Në garën e tij Briken Calja dështoi në stilin e shkëputjes në të tria provat.
Fillimisht shtermenasi e vendosi shtangën në kufirin e 151 kg por në asnjëren prej tyre nuk realizoi suksesin.
Prova e tretë solli rritjen e peshës në 152 aty ku Calja nuk ia doli sërish duke humbur mundësinë për medalje dhe bonusin për të marrë pikë për në Olimpiadën e ‘Paris 2024’.
Ndërkaq Erkand Qerimaj në peshën 73 kg, pasi fitoi baterinë B në shkëputje,u rendit i 5-ti me 150 kg të ngritura. Shkodrani tentoi në provën e tretë të vinte mbi supe peshën 152 kg por nuk ia doli.