Rikthimi/ Smajlaj: I drejti nuk mposhtet kurrë

Izmir Smajlaj rikthehet në pistë. Kampioni 30 vjeçar u shpall i pafajshëm pak ditë më parë pas akuzave të ngritura për manipulim të rezultatit me bazë teknologjinë matëse.
Gjykata Sportive Botërore në Londër e gjeti të pafajshëm atletin shqipar duke e lejuar të garojë në aktivitetet e ndyshme sportive në të gjitha kompeticionet. Shkodrani ka rekordin të tij prej 8,11 metra në kërcim së gjati.
Përmes një postimi të sotëm në “Facebook”, Smajlaj shkruan se ndihet i lumtur dhe se nga sot, do t’i drejtohet pistave përgatitore për të vijuar me karrierën brilante të tij.
Postimi i Izmir Smajlajt në rrjete:
“I drejti nuk mposhtet kurrë! I pafajshëm!
Falë një betejë të gjatë ligjore me AIU, Sport Resolution (ose Gjykata Sportive Botërore) me seli në Londër, ka shpallur PA-FAJËSINE time kundrejt aludimeve për mashtrim ndaj një gare ku isha pjesëmarrës. Isha i bindur që gjyqtarët e huaj do të vlerësonin të vërtetën dhe do kuptonin që çdo gjë që ishte hetuar ishte e gabuar dhe pa fakte ndaj meje, andaj jam tejet i lumtur, dhe me anë te këtij postimi ju komunikoj edhe rikthimin tim ne pistë.
Faleminderime e mirënjohje për ata që besuan tek unë që në fillim, për punën e përkryer të avokatëve mbrojtës z. Ermir Beta dhe znj. Romina Zano, përkthyeses zyrtare znj. Etleva Pushi, si dhe familjes sime që duroi e përjetoi një stres të panevojshëm”, Smajlaj.
