Kolturi kampione bote në ski

sportiim2

Skiatorja Lara Kolturi në histori. Në Kampionatin Botëror të të rinjve në ski teksa po zhvillohet në St.Anton të Austrisë u shpall kampione e botës në Super Gjigand.

Sportistja e lindur në Itali ka triumfuar midis 37 konkurenteve duke lënë pas pretendentë thelbësorë në sportin mbi dëborë.

Në ‘Super G’, 16 vjeçarja ia doli të fitojë medajen e Artë duke bërë që Shqipëria të regjistrojë suksesin e madh në këtë sport.

Ky ishte rezultati i dytë jashtëzakonshëm, pasi të enjten Lara u shpall kampione botë në garën e zbritjes së lirë deri në moshën 18-vjeç për femra.

Sakaq kampionia e Botës Lara Kolturi do të garojë edhe nesër në garën ‘Giant’.

?>