Ceferin merr mandatin e ri si kreu i UEFA-s

Slloveni Aleksandër Ceferin merr një tjetër mandat si President i UEFA-s. Ngjau pak më parë ndërsa në Kongresin e Lisbonës i 47 në radhë u votua unanimisht nga delegatët e pranishëm.

Më pas Ceferin falenderoi për besimin teksa në radhë ai lexoi të gjithë emrat e kandidatëve për Komitetin e ri Ekzekutiv. Mes tyre (i treti sipas alfabetit) dhe emri i presidentit të FSHF-së Armand Duka. Ka nisur votimi…

Kështu Aleksander Ceferin do të drejtojë UEFA-n edhe për 4 vite të tjera. Kandidati i vetëm në Kongresin e 47-të të zakonshëm që po zhvillohet në Lisbonë, u konfirmua për një mandat të tretë, deri në vitin 2027.

Ai u zgjodh për herë të parë më 14 shtator 2016, më pas rikonfirmimi i parë më 7 shkurt 2019, me rastin e Kongresit të 43-të të zakonshëm të mbajtur në Romë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!