I mundi të gjithë, Duka kandidat potencial për Zv/ President ?

Mandati i dytë i presidentit të FSHF-së Armand Duka duke figuruar më i votuari me 45 vota nga 55 federata në kontinent, suksesi i numrit 1 të futbollit në Shqipëri ka tërhequr vemendje maksimale në opinionin sportiv por jo vetëm.

Madje dhe për vetë krerët dhe enturazhin e drejtimit të lartë futbollistik në Europë. Ende për tu konfirmuar por nga Lisbona sot flitet për një pozicion më të lartë për Dukën, si Zv/president i UEFA…

Ndërkaq, në faqen zyrtare të UEFA-s për Armand Dukën, shkruhet:

Kombësia: Shqiptare
Data e lindjes: 7 tetor 1962
Anëtar i Komitetit Ekzekutiv që nga viti 2019

Armand Duka lindi dhe u rrit në Shijak, në qarkun e Durrësit, dhe u diplomua për ekonomi në Universitetin e Tiranës në vitin 1986. Pasi punoi si ekonomist për disa vite, në vitin 1993 themeloi kompaninë private AIBA, prodhuesi më i rëndësishëm i shpendëve në tregun shqiptar.

I njohur si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të vendit në 30 vitet e fundit, ai ka punuar në fusha të ndryshme, si prodhimi bujqësor, telekomunikacioni, TV dixhital, shitja me pakicë dhe elektronikë. Duke ndjekur hapat e të atit, ish-futbollist, ai ka ushqyer gjithmonë një pasion të madh për futbollin, gjë që në mesin e viteve ’90 e bëri atë të bëhet sponsori kryesor i Teutës dhe Erzenit. Më pas ai u propozua si president i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), deri në zgjedhjen e tij në vitin 2002.

Gjatë mandatit të tij si president, futbolli në Shqipëri arriti etapa të rëndësishme, si ndryshime rrënjësore në infrastrukturë dhe stadiume, ndërtimi i qendrave të reja teknike, ndërtimi i selisë së re federale dhe kualifikimi i kombëtares për turneun final të UEFA EURO 2016.

Armand Duka ka qenë prej shumë vitesh anëtar i komiteteve të ndryshme të UEFA-s dhe FIFA-s dhe ka përvojë të gjerë në administrimin e futbollit. Ai u zgjodh në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e zakonshëm të UEFA-s në Romë në shkurt 2019./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!