Tirana në ndjekje të kreut, Kastrioti- Laçi një…finale
Tirana-Erzeni luhet pa tifozë në ‘Elbasan Arena’, Kastrioti luan shanset e mbijetesës me Laçin në Kamëz.
Dy takimet e fundit të javës së 27-të do të zhvillohen sot në Kamëz dhe në Elbasan. Fillimisht Kastrioti- Laçi në 15:00 dhe më pas në ‘Elbasan Arena’ me start orën 18:00, ndeshja Tirana-Erzeni.
Në pamje të parë të dyja sfidat i ngjajnë finaleve të mëdha. Në Kamëz krutanët e Çelës për të tentuar tri pikët të cilat do ti jepnin shpresë për të hapur llogaritë e qëndrimit në Superiore. Me 24 pikë në 26 javë dhe diferencë 9 pikë nga rivali i sotëm që aktualisht mban vendin e tetë (zona play out), vështirësitë janë të mëdha.
Në kahun tjetër kurbinasit teksa zhvilluan një ndeshje fantastike javën e kaluar ndaj Vllaznisë (2-0) dhe janë në kërkim të largimit nga zona poshtë. Te të dyja kampet nuk raportohen mungesa.
Ndërkaq në Elbasan, Tirana pret Erzenin. Fitorja e Partizanit dje në Durrës me Teutën 0-2, ka bërë shkëputjen me tri pikë nga rivali i kuq që udhëheq me 47 pikë.
Në sfidë të cilën bardheblutë do duhet ta fitojnë ndaj një skuadre që përgjatë gjithë sezonit ka patur trajektore të qëndrueshme.
Ndarja nga jeta e Nezihat Stërmasi dje, ish bashkëshortja e Selman Stërmasit, një tjetër shtysë për skuadrën kampione për të bërë mirë.
Te Erzeni priten rikthime nga infiermeria apo pezullimi si Krasniqi, Sadiki, Enk, Kadriu. Shijakasit aktualisht janë në vend të 5 me 37 pikë. Paralelisht te kampi i tyre ka shumë titullarë me nga tre kartonë të verdhë çka do të thotë se rrezikojnë në vijim.
Superiore, java e 27-të:
15:00
Kastrioti- Laçi (në Kamëz)
18:00
Tirana- Erzeni ( në Elbasan)