Siti dhe Arsenal fitore bindëse, Inter pa këllqe

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kanë bërë vend këtë fundjavë për kampionatet më të rëndësishme të kontinentit europian.

Premier League u rikthye me një super sfidë si ajo mes Mançester Sitit dhe Liverpulit. Përmbysje e çmendur e “Qytetarëve” që dërguan shifrat nga 0-1 në 4-1 duke dhuruar spektakël.

Edhe Arsenal fiton po me këtë rezultat ndaj Lids me Xhakën që përmbylli serinë e golave për “Topçinjtë”, ndërsa Çelsi u kthye te humbja në sfidën ndaj Aston Vilës duke shkuar shumë larg garës për një vend në Europë.

Në sfidat e sotme spanjolle, Xhirona kaloi Espanjolin falë një penalltie, ndërsa Sevilja kapërceu Kadizin. Barazim pa gola në Atletik Bilbao – Getafe ndersa Elçe – Barcelona u mbyll 0-4.

Në Serie A, Fiorentina i shkaktoi Interit humbjen e tretë radhazi, teksa Atalanta mori 3 pikë ndaj Kremonezes. Ndërkohë, Juventus – Verona dha 1-0 final.

Vëmendja në Bundesligën gjermane u përqendrua e gjitha te Bajern Mynih – Borusia Dortmund. Tuhel debutoi me fitore në pankinën e bavarezëve teksa mposhti rivalët direkt në shifrat 4-2 duke marrë timonin e klasifikimit. Në garën e ngjeshur të kreut mbetet dhe Union Berlin pas triumfit të sotëm përballë Shtutgart.

Java e 29-të e Ligue 1 solli sot 2 duele, atë mes Auxerre dhe Trojes që përfundoi me fitoren minimale të vendasve dhe takimin Renë – Lens 0-1.

Rezultatet:

Premier League:
Mançester Siti – Liverpul 4-1
Burnemuth – Fullhem 2-1
Arsenal – Lids 4-1
Brajton – Brentford 3-3
Kristal Palasë – Leiçester 2-1
Notinghem Forest – Uolves 1-1
Çelsi – Aston Vila 0-2

La Liga:
Xhirona – Espanjol 2-1
Atletik Bilbao – Getafe 0-0
Kadiz – Sevilja 0-2
Elçe – Barcelona 0-4

Serie A:
Kremoneze – Atalanta 1-3
Inter – Fiorentina 0-1
Juventus – Verona 1-0

Bundesliga:
Frajburg – Herta Berlin 1-1
Lajpcig – Mainz 0-3
Shalke – Bajer Leverkusen 0-3
Union Berlin – Shtutgart 3-0
Volfsburg – Augsburg 2-2
Bajern Mynih – Borusia Dortmund 4-2

Ligue 1:
Auxerre – Trojes 1-0
Renë – Lens 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!