Milan vendos ‘veton’ në Napoli, shpërthejnë Real e Roma, dështon PSG

Të tjera sfida europiane janë zhvilluar këtë të dielë, dy prej të cilave i përkisnin Premier League. Mançester Junajtid u kthye te humbja përballë Njukstëll Junajtid, ndërsa Uest Hem fundosi akoma më shumë Sauthemptonin.

Në La Liga, Real Madrid dhuron spektakël golash në fitoren 6-0 ndaj Real Vajadolid ku Benzema realizoi tripletë. Megjithatë, diferenca me Barcelonën mbetet e konsiderueshme pasi janë plot 12 pikë që ndajnë skuadrat nga njëra-tjetra.

Në takimet e tjera Celta Vigo dhe Almeria u ndanë në barazim 2-2, ndërsa Vijareal i mori 3 pikë të rëndësishme Real Sociedadit. Sakaq, Atletiko Madrid arriti të fitonte me një gol të minutave të fundit përballë Real Sociedad.

Kryesfida e javës në Serie A ishte Napoli – Milan. Napoli pësoi humbjen më të thellë të sezonit edhe pse asgjë nuk ndryshon për kryesuesit të cilët duken se kanë kampionatin në duar. Dy herë Leao, Diaz dhe Dalemakers ishin autorët e golave për kuqezinjtë që ngjiten në vendin e tretë. Gjithashtu, Lacio dhe Roma kaluan pa problem Monzën dhe Sampdorian duke përparuar në renditje.

Barazim pa gola në Këln – Gladbah dhe fitore e Hofenhaim në Bundesligë, teksa në Ligue 1 PSG u ndal nga Lion në shifrat 0-1 duke e lënë diferencën me vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve.

Rezultatet:

Premier League:
Uest Hem – Sauthempton 1-0
Njukstëll Junajtid – Mançester Junajtid 2-0

La Liga:
Celta Vigo – Almeria 2-2
Real Madrid – Real Vajadolid 6-0
Vijareal – Real Sociedad 2-0
Atletiko Madrid – Real Betis 1-0

Serie A:
Bolonja – Udineze 3-0
Monza – Lacio 0-2
Specia – Salernitana 1-1
Roma – Sampdoria 3-0
Napoli – Milan 0-4

Bundesliga:
Këln – Borusia Gladbah 0-0
Verder Bremen – Hofenhaim 1-2

Ligue 1:
Lilë – Lorient 3-1
Anxhers – Nisë 1-1
Brest – Tuluzë 3-1
Klermont – Azhaksio 2-1
Nantë – Reims 0-3
Monako – Strasburg 4-3
PSG – Lion 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!