Tri sfida europiane pa fitues

Sot, Bundeliga, Ligue 1 dhe La Liga, u rikthyen në kampionat me nga një takim.Për të vijuar të shtunën dhe të dielën me kalendarin reciprok të tyre teksa dhe Premier League angleze dhe Serie A italiane do të servirin sfidat e tyre.
Në Gjermani sot në fushë Eintraht Frankfurt-Bohum për xhiron e 26-të të Bundeligës nuk prodhoi fitues. Asano për Bohum dhe Kolo Muani për vendasit me penalti, autorë të barazimit 1-1.
Majorka- Osasuna ngriti siprain e javës së 27-të në La Liga Santander. Në fund shifrat ishin të bardhë 0-0. E njëjta gjë ngju dhe në’ Velodrome’ teksa Liga 1 e Francës për javën e 29 pati në program Olimpik Marsejë-Montpelje. Kjo ndeshje u mbyll 1-1./Sportiim.al/