Teuta dhe Tirana në gjysmëfinale të Kupës

Kupa e Shqipërisë, çerekfinale:
Kukësi – Teuta 2-1 (2-3) (Rashiti 49′, Gj. Taipi 85′ pen/ Gruda 29′)
Tirana – Kastrioti 2-2 (6-3) (Hasani 13′ pen, Najdovski 24’/ Iseni 73′ AG, Ajazi 82′ pen)

Teuta dhe Tirana janë zyrtarisht dy gjysmëfinalistet e para të edicionit të 71-të të Kupës së Shqipërisë.

Fitorja me përmbysje në shtëpi nuk mjaftoi për Kukësin që të siguronte kualifikimin përballë Teutës. Në një sfidë spektakolare e me rivalitet, verilindorët mposhtën durrsakët 2-1, por rezultati i përgjithshëm 2-3 konfirmon Teutën si gjysmë finaliste.

Gjatë pjesës së parë miqtë u dukën më kërkues duke gjetur dhe golin me anë të Ildi Grudës, ndërsa në të dytën vendasit rikthehen më ndryshe.

Rashiti vendos dhe njëherë baraspeshën teksa do të përmbysë Gjelbrim Taipi nga 11 metra distancë 15 minuta pas daljes me të kuq të vëllai të tij.

Verilindorët e mbyllin në sulm duke kërkuar me ngulm golin që do ta dërgonte sfidën në shtesë, por gjithçka u mbyll me kaq në “Kukës Arena”.

Për Tiranën ishte formalitet përballja me krutanët pas fitores 4-1 në sfidën e parë. Edhe në të kthimit, bardheblutë dominuan por në fund sfida u mbyll me barazimin 2-2.

Hasani shënoi me penallti, Najdovksi dyfishoi rezultatin, ndërsa Iseni i dhuroi golin Kastriotit në pjesën e dytë. Sa për statistikë, Ajazi rikthen baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë me rezultatin e përgjithshëm që shkon në 6-3 për kryeqytetasit.

Sakaq, ditën e nesërme do të jetë radha e Laçit, Egnatias, Partizanit dhe Vllaznisë për të mësuar fatet e tyre./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!