Laçi apo Egnatia, Kupa mbyll me Partizani- Vllaznia

Pas biletës së parë gjysmëfinaliste Tirana, asaj të dytë Teuta, luajtur dje, sot bileta numër 3 e Kupës së Shqipërisë. Me start orën 13:00 Laçi- Egnatia (0-0) në duelin e kthimit. Për të vijuar me ndeshjen e 4-ët në radhë.

Emrat janë të mëdhenj. Por dhe shifrat e ndeshjes së parë deri diku intrigues. Bëhët fjalë për duelin Partizani- Vllaznia e cila do të nisë nga avantazhi i shkodranëve 3-1.

Laçi- Egnatia 13:00:

Kurbinasit vijnë në këtë takim nga një moment i vështirë në kampionat. Skuadra e Mezanit përpos gjëndjes jo të mirë në shifra, e ka detyrim kalimin për në vazon me katër ‘gogla’ në mënyrë që të tentojë të shpëtojë sezonin me fitimin e trofeut. Laska ka afruar Stavri Nicën me një pozicion drejtuesi pikërisht kur skuadra bardhezi ka më shumë nevojë për eksperiencën e 69 vjeçarit.

Durrsaku me këtë kthim të 9-të te Laçi, figuron njeriu i parë që i solli një trofe si Kupa e Shqipërisë në maj të vitit 2013-të. Ndërkaq grupi duket i plotë. Pas problemëve me klubin për t’u verifikuar nëse Velkoski do të jetë pjesë e formacionit të Mezanit.

Egnatia kurrë më parë nuk ka kaluar në gjysmëfinale. Ndonëse vjet ishte pikërisht Laçi që e eleminoi në çerekfinale, rrogozhinasit me tre pjesëmarrje në kampionatin elitar, duken mjaft të vendosur për të hedhur hapa të rinj dhe në Kupë. Nëse kalon kurbinasit, skuadra e Tetovës do të jetë për herë të parë në gjysmëfinale. Kontigjenti i plotë.

Partizani- Vllaznia 17:00

Vendimtare. Si për Partizanin ashtu dhe për Vllazinë e cila vjen si skuadra që ka fituar dy herë radhazi Kupën e Shqipërisë. Të kuqtë dështuan në takimin e parë por sot skuadra e Kolelës është gati të luajë të gjitha kartat për të qënë ajo skuadra fituese e këtij turi. Hiq Telushin ndërsa ka shfaqur dje disa shqetësime, pjesa tjetër e gjitha në dispozicion.

Ndërkohë Vllaznia konsideruar fitoren e ndeshjes së parë 3-1, niset si favorite. Vetëm se Josa do duhet të bëjë pa dy nga futbollistët kryesorë si sulmuesi brazilian Kaina Nunjes dhe anësorin Esat Mala. Ky i fundit kreu së fundi një ndërhyrje kirurgjikale dhe pritet të mungojë gjatë. E paqartë situata e klubit me Liridon Latifin.

Sfida do të zhvillohet në kompleksin Partizani. Klubi i kuq mësohet se ka paguar gjobën (dënuar me dy ndeshje pa tifozë pas trazirave në derbi me Tiranën) dhe se tifozeria e saj mund të ndjekë këtë ndeshje nga shkallët e impiantit më të ri sportiv në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!