Tirana formalitet, në “Kukës Arena” ka …garë

Bardheblutë pritet të bëjnë rotacion, Kukësi tenton përmbysjen. Durrsakët me formacionin ‘Tip’.
Do të zhvillohen sot dy takimet e kthimit të Kupës së Shqipërisë faza e 1/8-ve. Me objektivin për një biletë në gjysmëfinale të edicionit të 71-të në radhë takimet sot dhe nesër.
Nisin sot Tirana- Kastrioti (4-1), Kukësi- Teuta (0-2) ndërsa nesër Laçi- Egnatia (0-0) e Partizani- Vllaznia (1-3).
Më pas do të ketë short të lirë, gjysmëfinalet me dy takime dhe finalja e madhe e 28 majit. Impianti i fines për tu përcaktuar nga FSHF.
Kupa, turi çerekfinal ora 13:00. Në kllapa ndeshjet e vajtjes.
Sot:
Tirana- Kastrioti (4-1)
Kukësi- Teuta (0-2)
Nesër
13:00 Laçi- Egnatia (0-0)
16:00 Partizani- Vllaznia (1-3)