Çelsi- Dortmund, Liga e Kampionëve me të kthimit

Champions League rikthehet sot në fushë me dy ndeshje kthimi. Në ‘Stamford Birdge’ të Londrës, Çelsi i Graham Poter, do të presë verdhezinjtë e Dortmundit ndërsa në ‘ Stadio da Luz’ të Benfikës, po në 21:00 e kthimit ndërmjet Benfikës dhe Bryzh.

Ndërkohë luzitanët duken me të dyja këmbët në turin tjetër pasi në të vajtjes, luajtur në Belgjikë, fituan 0-2.

E kundërta pritet të ndodhë në duelin Çelsi-Dortmund. Fitorja 1-0 e skuadës gjermane ndaj bluve duket se do ta mbajë të hapur deri në fund çështjen e kualifikimit për 1/8-at e Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq ka dhe një duel në Conference League. Sot në “Olimpico” të Romës, Lacio do të presë në ndeshjen e parë AZ Alkmar të Holandës.

Sarri pritet të bëjë rotacion në këtë takim ndërsa mediat italiane raportojnë se në shkallë pritet një numër i kufizuar tifozësh (afro 15 mijë). Duket se vëmendja e klubit të Lacios ëshë spostuar për në 19 mars teksa do të zhvillohet derbi me Romën. Biletat që tani janë shitur të gjitha.

Champions League, faza për 1/8-at:

21:00

Benfika- Klub Bryzh (2-0)

Çelsi-Borusia Dortmund (0-1)

Conference League:18:45

Lacio- AZ Alkmar/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!