Lukaku zgjon Interin, Siti ngec në Lajpcig

Champions League, faza 1/8:
Inter – Porto 1-0
Lajpcig – Mançester Siti 1-1

Me dy sfidat e mbrëmjes së sotme është finalizuar turi i ndeshjeve të vajtjes për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Inter kalon me vështirësi Porton, teksa nuk ka fitues në frontin tjetër ku llogaritë do të mbyllen në kthim.

Zikaltërit dominuan ndaj portugezëve, por goli erdhi vetëm në minutën e 86′-të nga Lukaku.

Fillimisht belgo goditi fort me kokë me sferën që u ndal nga shtylla pingule ndërsa në topin e kthyer po Lukaku depozitoi në rrjetë. Dragonjtë ndërsa luanin prej disa minutash me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Otavios, e patën të vështirë të reagonin.

Kështu, Inter udhëton drejt Portugalisë më 14 mars me avantazhin e kësaj fitoreje dhe me objektivin për të vijuar rrugëtimin në Champions League.

Sakaq, Lajpcig – Mançester Siti nuk prodhoi fitues me gjithçka që u mbyll në barazim 1-1. Anglezët ishin ata që u shpërblyen të parët me golin e Mahrez në pjesën e parë, por vendasit do të përgjigjen me Gvardiol në të dytën.

Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund të sfidës teksa ekipet duhet të presin ndeshjen e radhës për të vulosur fatet e kualifikimit./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!