Ngjallet Çelsi, Lacio rrëzohet në ‘Olimpico’

Liga e Kampionëve, faza 1/8:
Benfika – Klub Bryzh 5-1 (7-1)
Çelsi – Borusia Dortmund 2-0 (2-1)

Liga e Konferencës, faza 1/8:
Lacio – AZ Alkmar 1-2

Kjo e martë riktheu garën e Champions League me dy sfidat e kthimit në “Stamford Bridge” dhe “Estadio da Luz”, aty ku Çelsi dhe Benfika siguruan kualifikimin.

Londinezët kishin me vete humbjen minimale të sfidës së parë ndaj Borusia Dortmund, por mundën të përmbysnin gjithçka me fitoren e sotme 2-0.

Goli i Sterling dhe penalltia e saktë e Havertz prenë biletën “çerekfinale” për skuadrën e Poter që në kampionat nuk po kalon një moment të mirë.

Sakaq, Benfika nuk ka gabuar. Pas fitores 2-0 në sfidën e parë, portugezët shkatërrojnë Bryzh në të kthimit duke e mposhtur në shifrat 5-1. Kështu, janë ata që vijojnë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve duke iu bashkuar Çelsit në pritje të kundërshtarëve të tjerë.

Në të vetmen sfidë të Ligës së Konferencës për ditën e sotme, Lacio u mposht në shtëpi me përmbysje nga AZ Alkmar. Italianët do duhet të reagojnë në sfidën e kthimit përballë holandezëve për të siguruar biletën e fazës së ardhshme.

Kaq për këtë mbrëmje teksa nesër na presin të tjera sfida të mëdha, Bajern Mynih – PSG dhe Totenhem – Milan. Asgjë e sigurtë, por spektakël i garantuar./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!