Dortmund pret Lajpcig, Napoli për të mbyllur me ‘titullin’

Sot në kampionatet elitare të Europës disa nga ndeshjet e programuara sipas javëve të këtyre ligave.

Kështu Ligue 1 vjen me takimin Nicë-Okser ndërsa në La Liga Santander, takohen Real Sociedad- Kadiz.

Për të vijuar me dy supersfidat e Serie A dhe Bungesligës gjermane. Në stadiumin “Maradona”, Napoli vendas do të presë Lacion në një duel që starton në 20:45. Skuadra e Spaletit ka shansin e madh ta dërgojë diferencën me vendin e dytë në 21 pikë. Lacio qëndron te zona Champions me 45 pikë, një më shumë se Roma ndjekëse.

Sfiduese për më tepër e paparashikueshme ndeshja që do të zhvillohet në 20:30 në ‘Iduna Park’ të Dortmundit ndërmjet verdhezinjëve vendas dhe Lajpcig. Skuadra e Borusia Dortmund regjistron 11 fitore në po aq takime përfshirë të gjitha daljet në fushë. Zyrtare, Kupë, Champions, apo miqësore.

Ndërkaq skuadra e ‘verdhë’ bashkëkryeson me 46 pikë me Bajernin e Mynihut. Red Bull Lajpcig, gjëndët në vend të 4 me 42 pikë.

Sot:

Ligue 1:

Nicë- Okser 21:00

Serie A:

Napoli- Lacio 20:45

La Liga:

Sociedad- Kadiz 21:00

Bundesligë:

Dortmund- Lajpcig 20:30 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!