Rikthehet Liverpul-Real, Napoli viziton Frankfurtin

Vëmendje maksimale sot në Champions League. Në turneun më të madh në kontinent për klube,Liga e Kampionëve rikthehet për të luajtur fazën e saj të 1/8-ave me dy sfida dukshem interesante.

Ajo që spikat është finalja e parakohshme (sikundër ajo e vitit të kaluar) mes Liverpulit dhe Realit të Madridit parashikuar në “Anfield Road”.

Ndërkohë përpos impenjimit në turneun e tij të preferuar (14 trofe), Reali është shokuar sot nga një lajm i hidhur. Klubi ka njoftuar ndarjen nga jeta të një legjende si ajo e Amancio Amaro. Ai luajti për Real Madridin midis viteve 1962 dhe 1976, me të cilin fitoi Kupën e gjashtë Europiane, 9 La Liga dhe 3 Kupa (Copa del Rey) të Spanjës.

Ndeshja tjetër do të luhet në “Deutsche Bank Park” ndërmjet Eintrahtit të Frankfurtit dhe Napolit që këtë sezon duket se ka kapur majat e historisë. Ekipi i Spaletit shumë pranë zyrtarizimit si kampion në Serie A. Paçka se në Champions ka gjithnjë histori të reja.

Këto dy takime luajnë sfidat e kthimit më 15 mars 2023.

Champions League faza e 1/8 ave: sot 21:00

Liverpul- Real Madrid

Eintraht- Napoli/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!