Real i frikthëm në ‘Anfield’, Napoli është për… scudetto

Mohamed Salah pas golit të sotëm u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Liverpulit në garat europiane.

Champions League, faza 1/8:
Liverpul – Real Madrid 2-5
Eintraht Frankfurt – Napoli 0-2

Spektakël, përmbysje, gola dhe emocione. Kjo ishte mbrëmja fantastike që Champions League prodhoi për të gjithë tifozët e saj.

Ashtu si në finalen e vitit të shkuar, Liverpul dhe Real Madrid u përballën sërish me njëri-tjetrin por këtë sezon edhe më herët. Përmbysje e çmendur e madrilenëve ndaj anglezëve të cilët pësuan një zhgënjim të madh në këtë përplasje titanësh.

Dy gola të shpejtë të djemve të Klop u zhvlerësuan nga dopietat e Zhunior dhe Benzema, pa lënë pas edhe golin e Militaos. Në fund shifrat tenistikë 2-5 me spanjollët që duket se kanë siguruar biletën për vazhdimin e rrugëtimit në Ligën e Kampionëve.

Sakaq, nuk prodhoi befasi sfida mes Frankfurtit dhe Napolit ku kryesuesit e Serie A fituan 0-2 me golat e Osimhen dhe Di Lorenzo, nga 1 në secilën pjesë. Ndërkohë, gjermanët luajtën me 1 lojtar më pak thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 15 mars, ndërsa Champions League vijon nesër me 2 përballje të tjera, Inter – Porto dhe Lajpcig – Mançester Siti./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!