Fitojnë Dortmund e Benfika, Liga e Kampionëve vijon…

Champions League:
Borusia Dortmund – Çelsi 1-0
Bryzh – Benfika 0-2

Liga e Kampionëve vijoi sot me 2 sfida të tjera interesante. Borusia Dortmund fitoi minimalisht ndaj Çelsit me golin e minutës së 63′-të të shënuar nga Adejemi.

Anglezët e Poter patën disa herë mundësinë të shënonin dhe barazonin, por nuk ia dolën të bënin diçka më shumë në këtë sfidë të parë. Ndërkohë, gjermanët mundën të mbronin deri në fund avantazhin dhe në ndeshjen e kthimit shkojnë më të qetë.

Sakaq, në sfidën e luajtur paralelisht portugezët e Benfikës mposhtën 0-2 Bryzhin. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me ekipin portugez që duket më afër fazës së ardhshme./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!