Risitë/ Tirana rekord tifozësh, familjarët nuk sjellin fat, debuton Memolla

Nga tifozeria e shumtë e Tiranës në Kamëz, te familjarët e Velkoskit dhe Roganoviç te Laçi. Debutimi i Memollës me Egnatian dhe inaguimi i impiantit të ri në Luz të Vogël.

Ngjeshja e pazakontë në pikë e 10 skuadrave të Superiores dhe evidenca e dobët e lojtarëve të sulmit përgjatë vitit 2023. Aty ku askush nuk po kap dot Xhixhën dhe Skukën (11 dhe 10 gola).

Nuk mund të kalojë qetë humbja e Dinamos në Kategori të Parë. Skënderbeu dhe Flamurtari kërcënues me një dhe dy pikë larg. ‘Nëndetsja’ rrezikon seriozisht të mbetet në inferiore.

Ndërkohë, elita do të zhvillojë xhiron e 23-të të premten dhe të shtunën. Ndeshjet e Kupës, turi çerekfinal me të vajtjes në 1 mars, kanë afruar duelet e kalendarit javor:

Java e 23-të Abissnet Superiore:

E premte 24 shkurt

Kukësi-Partizani 13:00

Bylis-Egnatia 13:00

Erzeni-Laçi 16:00 (në Durrës)

E shtunë 25 shkurt

Tirana-Teuta 16:00

Vllaznia-Kastrioti 16:00 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!