Akti i 23-të, Superiorja me tre duele

Bylis- Egnatia dhe Kukësi- Partizani do të nisin pas pak duelet e para të javës së 23-të Abissnet Superiore. Në pamje të parë dy finale të mëdha mes tyre.

Ballshiotët pas asaj fitorje ndaj Laçit javën e kaluar (0-1) pritet të japin maksimumin për të thyer rrogozhinasit e vendit të 4-ët. Do duhet të bëjnë pa Antoni Beji dhe Felipe Souzën të dëmtuar. Në anën tjetër rrogozhinasit përkundër elementit në dispozicion, javët e fundit po shfaqen me hope duke mbetur të stacionuar te zona e mesit të tabelës.

Duel titanësh në “Kukës Arena”. Vendasit e Hallaçit janë thuajse të plotë në këtë ndeshje (mungon Ilieski) që nga ana e tyre luajnë për tri pikë. E njëjta situatë për Partizanin me të kuqtë që duan të shkojnë në ndeshjen e radhës në derbi me Tiranën me moral të lartë e afër me pikë. Për tu parë se si Kolela do operojë pas mungesave të sigurta të Sotës dhe Hadrojit.

Ndërkohë kjo ditë mbyllet me ndeshjen e “Niko- Dovana”-as ndërmjet Erzenit dhe Laçit. Të dy klubet e kanë domosdoshmëri fitoren. Kryesisht kurbinasit teksa pas dy humbjeve radhazi jashtë çdo parashikimi në shtëpi, pritet të luajnë kartat e një transferte të tillë. Te shijakasit rikthehen Iljazi dhe Sadiki ndërsa te bardhezinjtë pritet aktivizimi i Mazrekajt.

Java e 23-të:

13:00

Bylis- Egnatia

Kukësi- Partizani

16:00

Erzeni- Laçi (në Durrës)

Të shtunën:

Tirana- Teuta

Vllaznia- Kastrioti/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!