Tirana tund flamurin e kreut, Teuta të krenarisë

Me 14 javë nga fundi, Abissnet Superiore duket se ka hyrë në fazë vendimtare. Klasifikimi aktual teksa sot u mbyll java e 22-të e kampionatit të 84-ët të futbollit elitar, shfaq panoramën e saj në dimensionin ideal.

Tirana kampionia në fuqi, luajti një sfidë të madhe sot në Kamëz ndaj Kastriotit. Bardheblutë ndërsa humbën një penallti me Hasanin, në vend të zhgënjimit, gjetën forca për të kërkuar me insistim tri pikët. Goli erdhi në minutën e 101′-të kur Dijar Nikqi kërceu me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Partizani i pozicionuar i dyti në tabelë, diti të ngrihet në momentin më kritik. Pas fitores ndaj Bylisit (java; 21) mposhti ‘pa kushte’ Erzenin duke treguar se kërkesa e hershme për titull, ende është obsion real.

Ndalet Vllaznia dhe këtë e bëri pas një fitorjeje të madhe një javë më parë ndaj Tiranës. Sot skuadra e Josën nuk e kapërceu dot hendekun “Egnatia” duke fiksuar shifrat 0-0. Pikët janë por rrogozhinasit herë-herë me hope.

Me Kastriotin i destinuar të luajë ‘kartat’ e fundit për të qëndruar, skuadrat e tjera mbetën në valle për t’u pozicionaur te zona e Europës ose të ajo që të rrëzon nga kategoria.

Kritike paraqitja e Laçit e cila në momentin më të mirë të tijin, merr dy humbje në shtëpi me rivalë në letër të kalueshëm. Po ashtu Kukësi ndërsa pas humbjes me Teutën mbetet skuadër e padëshifruar.

Durrsakët me rikthimin e Martinit në pankinë, janë duke trasmetuar siguri, pjekuri dhe prodhuar pikë determinante. Tri ndeshjet e fundit konvertuar në 7 pikë, i japin të drejtë presidentit Hasanbelliu në rikthimin e shkodranit në timonin teknik.

Ashtu sikundër edhe kthimi i Shensoit te Bylis meriton vlerësim. Ndonëse javën e kaluar u mund nga Partizani, fitorja e kësaj jave në transfertë i jep goxha bonuse qëndrimi mallkastriotëve./Isuf Myrtaj-Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 22-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!