Mundi Kukësin, Teuta del nga zona e ftohtë

Abissnet Superiore, Java 22:
Teuta – Kukësi 1-0
(Gruda 25′)

Në “Niko Dovana” të Durrësit u zhvillua përballja mes Teutës dhe Kukësit me vendasit që morën një fitore minimale por me vlerën e 3 pikëve shumë të rëndësishme.

Verilindorët e nisën më vrullshëm sfidën dhe kur u duk se po kalonin momentin më të mirë, Ildi Gruda realizon një supergol për të kaluar në avantazh durrsakët.

Kukësi mbetet në sulm dhe fiton një mundësi të mirë për të barazuar shifrat, por Barbosa gabon nga pika e bardhë e penalltisë me portierin Qirko që kupton gjithçka duke i mohuar golin verilindorëve.

Në minutat e mbetura nuk mungojnë rastet e shumta për të dyja skuadrat por deri në fund mbetet në fuqi goli i Grudës, vendimtar për sfidën me Teutën që shkon në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Kukësi qëndron i parafundit me 25 pikë./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!