Bylis merr tri pikë në Laç, Flamurtari i dyti

Abissnet Superiore, Java 22:
Laçi – Bylis 0-1 (F.Ruçi 54′)
Sfida hapëse e javës së 22-të të Abissnet Superiore përsëriti historinë e fazës së parë ku Bylis fitonte ndaj Laçit në shifrat 0-1.
Edhe sot ballshiotët mundën të kalonin bardhezinjtë duke siguruar 3 pikë falë golit vendimtar të Ruçit në pjesën e dytë.
Sfida nisi si e barabartë me të dyja skuadrat që prodhonin në portat respektive edhe duke shpërdoruar mundësi mjaft të mira shënimi.
Pas golit të pësuar në minutën e 54′-të Laçi shtoi ritmin e sulmit me kurbinasit që diktuan në minutat e mbetura me të vetmin peng, golin.
Kjo fitore e ngjit Bylisin në vendin e shtatë me 26 pikë, vetëm 3 larg Laçit që pozicionohet i gjashti në klasifikim dhe koleksionon humbjen e dytë radhazi.
Kategoria e Parë, java e 16 :
Sakaq, paralelisht u luajtën edhe 3 sfida nga java e 16-të e Kategorisë së Parë. Flamurtari mposht minimalisht Turbinën e vendit të fundit me anë të golit të Shkallës në pjesën e parë.
Në barazim 2-2 u mbyll gjithçka mes Besëlidhjes dhe Lushnjes, teksa Tomori i Beratit fitoi 2-1 ndaj Tërbunit me anë të dy penalltive.
Kategoria e Parë, Java 16:
Flamurtari – Turbina 1-0
Besëlidhja – Lushnja 2-2
Tomori – Tërbuni 2-1/S.Gjidiaj/