Partizani kap kreun, Erzeni në ‘tapet’
Abissnet Superiore, Java 22:
Partizani – Erzeni 3-0 (Rrapaj 45’+1′, Da Silva 46′, Hoti 71′)
Partizani – Erzeni, sfida e javës së 22-të të Abissnet Superiore dhuroi gola dhe emocione këtë mbrëmje. Demat ia dolën të fitonin bindshëm me rezultatin 3-0 përballë një skuadre jo fort të lehtë.
Për “Të Kuqtë” sfida nuk nisi aspak mirë teksa që prej minutës së tretë kryeqytetasit do duhej të luanin me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Maget.
Skuadrat u duk se po zhvillonin një lojë të barabartë me ekuilibrin që u prish vetëm nga goli i Rrapajt në minutën e 45′-të. Mesfushori arriti të realizonte mjaft bukur duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Shpërthimi i kryeqytetasve vijoi në pjesën e dytë me golin e Da Silvës që në start e më pas me të tretin të vërtetin të shënuar nga Hoti në minutën e 71′-të.
Sfida u mbyll në shifrat 3-0 me Partizanin që nuk e ndjeu aspak disavantazhin numerik dhe tashmë e sheh veten me pikë të barabarta me bardheblutë të cilët luajnë nesër. Sakaq, Erzeni mbetet në kuotën e 31 pikëve në vendin e katërt.